Prishtina Mall sjell Street Fest – tri ditë të dedikuara sportit dhe argëtimit

Prishtina Mall sjell Street Fest – tri ditë të dedikuara sportit dhe argëtimit

Prishtina Mall sjell Street Fest – tri ditë të dedikuara sportit dhe argëtimit

Nga 9 deri më 11 tetor, Prishtina Mall do të shndërrohet në një pikë takimi për të gjithë adhuruesit e sportit, aktivitetit dhe argëtimit, përmes Street Fest, një aktivitet i dedikuar energjisë sportive dhe kulturës urbane.

Gjatë këtyre tri ditëve, Hyrja Perëndimore e Prishtina Mall do të jetë e mbushur me lojëra, aktivitete dhe performanca të ndryshme, duke krijuar një atmosferë dinamike për vizitorët e të gjitha moshave.

Sponsor 3M Express

Street Fest sjell një kombinim të sportit, argëtimit dhe eksperiencave interaktive, ku vizitorët do të kenë mundësi të marrin pjesë në lojëra të ndryshme, të sfidojnë veten dhe të shijojnë performanca të drejtpërdrejta në hapësirën e dedikuar të eventit.

Si qendra më e madhe tregtare dhe një destinacion i rëndësishëm për sport në Kosovë, Prishtina Mall vazhdon të sjellë një gamë të gjerë të brendeve sportive, duke ofruar mundësi për të gjithë ata që janë të apasionuar pas sportit dhe një stili aktiv jetese.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

FOTO/ Ronaldo dhe Georgina blenë dy vila luksoze në ishull, nuk mund të shkohet me makinë tek ata

FOTO/ Ronaldo dhe Georgina blenë dy vila luksoze në ishull, nuk mund të shkohet me makinë tek ata

A e informoi Macron Vuçiqin për dënimin e Thaçit? – Hajrizi zbulon përgjigjen e këshilltarëve të presidentit francez

A e informoi Macron Vuçiqin për dënimin e Thaçit? – Hajrizi zbulon përgjigjen e këshilltarëve të presidentit francez

Nicolas Maduro dhe gruaja e tij përballen me akuza të reja

Nicolas Maduro dhe gruaja e tij përballen me akuza të reja

Prishtina Mall sjell Street Fest – tri ditë të dedikuara sportit dhe argëtimit | Momenti