Miliona raste të reja me kancer në mbarë botën mund të shkaktohen nga infeksione që janë të trajtueshme ose të parandalueshme, çka sugjeron se kanceri mund të ishte shmangur plotësisht.

Kjo thuhet në një studim të ri të botuar në revistën The Lancet Oncology, i cili zbuloi se afërsisht 1 në 8 raste të kancerit në botë mund të lidhen me infeksione – shumë prej të cilave mund të parandalohen përmes vaksinave, ekzaminimeve ose trajtimeve relativisht të thjeshta, sipas CNN.
“Ne mund të ndërhyjmë përpara se situata të përparojë drejt kancerit”, tha Gary Clifford, autori kryesor i studimit dhe epidemiolog në Agjencinë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin, transmeton Klankosova.tv.
“Na duhen thjesht mbështetja politike dhe financiare, pranimi nga publiku dhe komunikimi i duhur për t’i zbatuar këto programe. Parandalimi funksionon”, tha Clifford.
Një studim i ri zbuloi se në nivel global, rreth 2.3 milionë raste të reja me kancer në vitin 2024 i atribuoheshin infeksioneve, shifër kjo që barazohet me 12% të të gjitha diagnozave të kancerit. Studiuesit vlerësojnë se, së bashku, këto dy infeksione shkaktuan më shumë se 1,5 milion raste kanceri në vitin 2024.




