Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, e ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Kosovës.

Përmes një postimi në X, Pirc Musar ka shprehur pritshmërinë për bashkëpunim të mirë dhe konstruktiv mes Sllovenisë dhe Kosovës, si në nivel bilateral, ashtu edhe në kuadër të Procesit Brdo-Brioni.
“Ju uroj sukses në mandatin tuaj të rëndësishëm”, ka shkruar presidentja sllovene.
Justina Shiroka-Pula është zgjedhur mbrëmë në krye të shtetit me 81 vota në Kuvendin e Kosovës.




