Ushtruesja e deritashme e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar detyrën Presidentes së re të vendit, Justina Shiroka-Pulës.

Në takimin e tyre në Zyrën e Presidencës, Haxhiu tha se Shiroka-Pula do ta ketë bashkëpunimin e saj gjithmonë, raporton Klankosova.tv.
“Urime edhe një herë për zgjedhjen tuaj dje në Kuvendin e Republikës. Konsideroj që është nder i madh për Republikën, por edhe për të gjithë qytetarët që në krye të këtij institucioni shumë të rëndësishëm është një grua për të cilën unë kam shumë respekt. Kryetare e Akademisë së Shkencave, një profesoreshë shumë e nderuar dhe një persona që ka dhënë kontribut shumë të madh kudo që ka vepruar”.
“Më lejoni që të ju uroj edhe një herë përzemërsisht dhe të ju siguroj që bashkëpunimin tim të plotë do ta keni gjithmonë”.
“E paq shëndetin, jetën e gjatë dhe ju priftë e mbara”, përfundoi Haxhiu.
Ajo përshëndeti edhe konsensusin e arritur dje në Kuvend për Ligjin për Gjykatën Speciale dhe për zgjedhjen e Presidentes. /Klankosova.tv




