Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka deklaruar se presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka Pula, e cila u zgjodh në këtë post në momentet e fundit të afatit të caktuar nga Kushtetuesja, do ta luajë rolin e vet brenda përgjegjësive kushtetuese.

Hamza u pyet nga gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi, nëse Shiroka Pula i pajtoi në një formë partitë politike, që u panë bashkë nga mbrëmë.
Ai ishte i shkurtër në përgjigjen e tij, ku tha se secili duhet ta kryejë punën e vet, transmeton Klankosova.tv
“Mendoj që presidentja do ta luajë rolin e vet brenda përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore, rolin e vet unifikues, ndërsa partitë politike i kanë punët e veta.
Ata që janë në pozitë, në qeveri, duhet me kry punë, na që jemi në opozitë duhet me dalë me alternativa, por edhe me kritika normalisht, dhe me ide që ky vend të shkojë përpara.” /Klankosova.tv




