Hamza zbulon si iu propozua në telefon Shiroka-Pulës posti i presidentes

Hamza zbulon si iu propozua në telefon Shiroka-Pulës posti i presidentes

Hamza zbulon si iu propozua në telefon Shiroka-Pulës posti i presidentes

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka treguar se si akademikes Justina Shiroka Pula iu propozua kandidatura për presidente të Republikës së Kosovës, të martën mbrëma.

Sponsor 3M Express

I pyetur nëse kishte biseduar personalisht me Shiroka Pulën, Hamza tha se ai nuk e ka telefonuar, por dikush tjetër.

“E kanë ftu në fakt, në telefon. I kanë thënë: zonja Shiroka-Pula, të cilën profesoreshë e kam pasë, i kanë thënë jemi në mundësi me të propozu dhe me qenë presidente. Pas atyre bisedave ka pranu dhe ne jemi pajtu”, tha Hamza.

Ai theksoi se emri i Shiroka-Pulës nuk ishte diskutuar zyrtarisht në PDK para këtij propozimi.

“Asnjëherë në PDK zyrtarisht nuk është diskutu emri i profesoreshës për me qenë presidente”, deklaroi Hamza.

Ndryshe, Shiroka Pula mori 81 vota për dhe u zgjodh kryetare e shtetit në minutat e parë të 7 tetorit. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Ligji për Specialen, Hamza: Kuvendi mund t’i shfuqizojë edhe marrëveshjet ndërkombëtare

Ligji për Specialen, Hamza: Kuvendi mund t’i shfuqizojë edhe marrëveshjet ndërkombëtare

Protestat studentore në Francë: Pezullohet përdorimi i granatave pasi një adoleshentit iu këput dora

Protestat studentore në Francë: Pezullohet përdorimi i granatave pasi një adoleshentit iu këput dora

Leonora për Ligjin dhe Presidenten: Uroj që politika e Kosovës të jetë gjithmonë bashkë

Leonora për Ligjin dhe Presidenten: Uroj që politika e Kosovës të jetë gjithmonë bashkë