Policia ndalon fushatën parazgjedhore të Serbisë në veri të Kosovës|Video

Policia ndalon fushatën parazgjedhore të Serbisë në veri të Kosovës|Video

Policia ndalon fushatën parazgjedhore të Serbisë në veri të Kosovës|Video

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor të këtij viti. Atje Serbia është duke vazhduar fushatën paraelektorale.

Sponsor 3M Express

Por një tentim për tubime zgjedhore nga Serbia, në veçanti nga ish-presidenti serb Aleksandër Vuçiq, po mundohet të bëhet edhe në veriun e Kosovës.

Dëshmi e kësaj është ndërprerja e një fushate nga Policia e Kosovës që po zhvillohej në ambientet e Shkollës Teknike në Mitrovicë të Veriut, ku po merrnin pjesë mbi 200 persona.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se në këtë tubim kanë qenë të pranishëm edhe deputetë të Listës Serbe, përfshirë Igor Simiqin, si dhe zyrtari i lartë i kësaj partie, Ivan Zaporozhac e të tjerë. Lista Serbe ka afërsi të drejtpërdrejtë politike me ish-presidentin e Serbisë, Vuçiq.

“Ne konsiderojmë që dje kemi pasur një informacion që një fushatë parazgjedhore veç ka filluar dhe ka qenë duke u mbajtur në amfiteatrin e Shkollës Teknike këtu në Mitrovicë të Veriut. Kemi reaguar, kemi shkuar në atë amfiteatër dhe kemi parë diku rreth 200 persona të cilët kanë qenë brenda. Neve na është thënë që është njëfarë diskutimi për arsim, po informacionet tona kanë qenë që është duke u mbajtur fushatë zgjedhore. Janë larguar njerëzit nga aty, nuk kemi pasur probleme…”, tha Veton Elshani, zëvendësdrejtor i PK në veri të Mitrovicës.

Ai ka thënë shtuar se asnjë tubim që ka të bëjë me fushatën parazgjedhore të Serbisë nuk do të lejohet të mbahet në Kosovë.

“Ajo që është me rëndësi me thënë është që ne kemi vendimet nga eprorët tanë që nuk do të lejohet fushatë zgjedhore e Serbisë në Kosovë”. thaksoi Elashani

Tentimi për mbajtjen e parafushatave elektorale vjen në një kohë kur Serbia po u afrohet zgjedhjeve të 25 tetorit dhe kur strukturat politike të lidhura me Beogradin tentojnë të kenë aktivitet në veri.

Megjithatë Elshani ka thënë se tentativa për ta sjellë fushatën zgjedhore të Serbisë në Kosovë do të përballet me reagimin e Policisë dhe të institucioneve të vendit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Rudolph: Pas zgjidhjes së krizës, pres energji të re në bashkëpunimin Kosovë-Gjermani dhe agjendën evropiane

Rudolph: Pas zgjidhjes së krizës, pres energji të re në bashkëpunimin Kosovë-Gjermani dhe agjendën evropiane

Çfarë kishte shkruar Shiroka-Pula për vendimin e Speciales para se të zgjidhej presidente e Kosovës

Çfarë kishte shkruar Shiroka-Pula për vendimin e Speciales para se të zgjidhej presidente e Kosovës

Barcelona i vendosi klauzolë 40 milionë, Kosova e ftoi në 16 vjeç – historia e Labinot Kabashit që e la futbollin shumë herët

Barcelona i vendosi klauzolë 40 milionë, Kosova e ftoi në 16 vjeç – historia e Labinot Kabashit që e la futbollin shumë herët

Policia ndalon fushatën parazgjedhore të Serbisë në veri të Kosovës|Video | Momenti