Policia ka konfiskuar një pushkë të tipit AK-47, 119 fishekë dhe pajisje ushtarake gjatë kontrollit të një shtëpie të pabanuar në fshatin Dren të Leposaviqit.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar më 7 tetor 2026, rreth orës 16:30. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes pas pranimit të informatës dhe gjatë kontrollit kanë gjetur armën dhe municionin.
Në mesin e gjësendeve të konfiskuara janë një AK-47, dy karikatorë të zbrazët të kësaj arme, 119 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm, pantallona ushtarake, një kapelë dhe një termos ushtarak, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me rastin është njoftuar dhe konsultuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.




