Po vazhdojnë punimet në rrugën “Tefik Çanga” në Prizren

Po vazhdojnë punimet në rrugën “Tefik Çanga” në Prizren

Po vazhdojnë punimet në rrugën “Tefik Çanga” në Prizren

Në rrugën “Tefik Çanga” në Prizren po vazhdojnë punimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në një gjatësi prej 420 metrash.

Sponsor 3M Express

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, së bashku me bashkëpunëtorët, ka inspektuar nga afër punimet për të përcjellë dinamikën dhe cilësinë e realizimit.

Sipas Totajt, investimi po realizohet në kuadër të kontratës për ndërtimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve me asfalt në Komunën e Prizrenit.

Qëllimi i këtij investimi është përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe krijimi i kushteve më të sigurta për qarkullim.

“Punë konkrete në terren, rrugë më të mira dhe më shumë siguri për qytetarët!”, ka shkruar Totaj. /Telegrafi/

Lexo edhe

Konjufca kërkon përfshirje të plotë të Kosovës në Korridorin VIII

Konjufca kërkon përfshirje të plotë të Kosovës në Korridorin VIII

80% e hajdutëve në Zvicër nuk kanë shtetësi zvicerane

80% e hajdutëve në Zvicër nuk kanë shtetësi zvicerane

Vallja e Osman Takës bëhet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë

Vallja e Osman Takës bëhet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë

Po vazhdojnë punimet në rrugën “Tefik Çanga” në Prizren | Momenti