Përleshje mes dy të miturve në shkollën “Kadri Kusari” në Gjakovë– profesori i gjen njërit thikë

Përleshje mes dy të miturve në shkollën “Kadri Kusari” në Gjakovë– profesori i gjen njërit thikë

Përleshje mes dy të miturve në shkollën “Kadri Kusari” në Gjakovë– profesori i gjen njërit thikë

Një incident mes dy nxënësve të mitur është raportuar më 7 tetor në shkollën e mesme “Kadri Kusari”, ku një fjalosje gjatë orës së Edukatës Fizike ka eskaluar në përleshje fizike.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se pas incidentit, profesori i lëndës ka kontrolluar njërin prej të miturve dhe i ka gjetur një thikë.

Të dy të miturit janë shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë, ku janë intervistuar në prani të prindërve dhe avokatit mbrojtës.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, njëri prej tyre ka pranuar edhe trajtim mjekësor pas përleshjes.

Thika është sekuestruar nga Policia.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit për të Mitur, rasti është iniciuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa të miturit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përleshje mes dy të miturve në shkollën “Kadri Kusari” në Gjakovë– profesori i gjen njërit thikë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Konsumimi i këtyre ushqimeve mund ta vështirësojë humbjen e dhjamit në bark – zgjidhni alternativa më të shëndetshme

Konsumimi i këtyre ushqimeve mund ta vështirësojë humbjen e dhjamit në bark – zgjidhni alternativa më të shëndetshme

Le Pen: Nëse Ukraina anëtarësohet në BE, Franca do të jetë e para që do të pësojë

Le Pen: Nëse Ukraina anëtarësohet në BE, Franca do të jetë e para që do të pësojë

KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në disa zona, mund të ketë ndërprerje të ujit

KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në disa zona, mund të ketë ndërprerje të ujit

Përleshje mes dy të miturve në shkollën “Kadri Kusari” në Gjakovë– profesori i gjen njërit thikë | Momenti