Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha në emisionin “Ora Shtatë” ka folur për ndryshimin e Ligjit për Specialen.

Ajo deklaroi se ligji synon ta ndihmojë Apelin në çështjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, transmeton Klankosova.tv.
“Ligji është platformë juridike për të krijuar mundësi për veprime, dhe krejt veprimet synohet me i ndihmu Apelit, por edhe kësaj kohëzgjatjes, ose hapjes së kohës e cila po ashtu është shkelje, sepse domeni kohor juridik i cili përkufizon luftën në Kosovë me ligjet e Kosovës është ’98-99, deri në dhjetor 2000, domethënë ajo periudha e pasluftës”, tha Hoxha.
Ajo tha se shpreson që grupi për Apelin në Hagë të jetë gjithëpërfshirës.




