Ngujimi i 63 minatorëve, Trepça: Ndodhi avari në trafo, s’kishte pjesë rezervë për sanim

Ngujimi i 63 minatorëve, Trepça: Ndodhi avari në trafo, s’kishte pjesë rezervë për sanim

Ngujimi i 63 minatorëve, Trepça: Ndodhi avari në trafo, s’kishte pjesë rezervë për sanim

Ndërmarrja Trepça ka dalë me njoftim lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Minierën me Flotacion në Stan Tërg, ku 63 minatorë u ndodhën në minierë pas një avarie në sistemin elektrik.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Trepçës, avaria ka ndodhur dje, rreth orës 19:30, në Trafon Tuneli, përkatësisht në sistemin 35 kV, si pasojë e së cilës është ndërprerë furnizimi me energji elektrike për minierën dhe Njësinë e Flotacionit.

Në momentin e avarisë, në minierë ndodheshin 63 minatorë, të cilët ishin në ndërrimin e dytë dhe planifikonin ta përfundonin punën në orën 23:00.

Trepça njofton se 54 minatorë kanë dalë në sipërfaqe përmes shkallëve emergjente, ndërsa nëntë të tjerë kanë qëndruar në minierë deri në rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

Furnizimi me energji elektrike është rikthyer në orën 02:30, ndërsa nëntë minatorët e mbetur kanë dalë në sipërfaqe në orën 02:50.

Sipas Trepçës, pas rikthimit të energjisë elektrike, ndërrimi i parë ka filluar punën normalisht në minierë.

Ndërkohë, Njësia e Flotacionit ka mbetur jashtë funksionit për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga avaria në trafon 35 kV.  

“Procesi i sanimit është vështirësuar nga mungesa e pjesëve rezervë në magazinë, pasi këto pjesë nuk disponohen aktualisht në stok. Pas përfundimit të riparimeve dhe kryerjes së të gjitha verifikimeve teknike dhe të sigurisë, do të bëhet rikthimi i plotë i furnizimit me energji elektrike dhe vënia në funksion e Njësisë së Flotacionit. Ne mbesim të angazhuar me të gjitha mundësistë tona dhe pa kursyer asgjë nga ajo që dimë e mundemi, për ta kthyer situatën në normalitet. Për zhvillimet e mëtejshme dhe përfundimin e sanimit të avarisë do të njoftoheni me kohë”, thotë ndërrmarja./Klankosova.tv

Lexo edhe

Gazetari kroat vë në pah tolerancën në Kosovë: Një katolike u zgjodh Presidente në vendin me 93.5% myslimanë

Gazetari kroat vë në pah tolerancën në Kosovë: Një katolike u zgjodh Presidente në vendin me 93.5% myslimanë

Sindikata e minatorëve: Nuk mund të presim tragjedinë për të reaguar!

Sindikata e minatorëve: Nuk mund të presim tragjedinë për të reaguar!

Gjenden një kallashnikov dhe veshje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq

Gjenden një kallashnikov dhe veshje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq

Ngujimi i 63 minatorëve, Trepça: Ndodhi avari në trafo, s’kishte pjesë rezervë për sanim | Momenti