Një rast i mosdeklarimit të mjeteve monetare është zbuluar mbrëmjen e 7 tetorit në pikën kufitare në Bërnjak, pasi gjatë kontrollit të një veture janë gjetur mbi 30 mijë euro të fshehura në një hapësirë të improvizuar.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 22:15, në hyrje ka arritur një veturë Renault Kangoo, e drejtuar nga Vitomir Bjelić.
Automjeti është selektuar për kontroll të dytë nga zyrtarët policorë dhe doganorë, ndërsa drejtuesi fillimisht ka deklaruar se nuk kishte asgjë për të deklaruar.
Gjatë kontrollit të detajuar, nën ulësen e pasme të pasagjerit është zbuluar një hapësirë e fshehtë, e mbuluar me tepih, brenda së cilës ndodhej një qese e zezë me para të gatshme.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, brenda bunker-it janë gjetur 30 mijë euro, ndërsa drejtuesi kishte edhe 550 euro në portofol.
Shuma e përgjithshme e mjeteve monetare të gjetura kap vlerën prej 30 mijë e 550 eurosh.
Rasti është marrë në trajtim nga Dogana për procedurat e mëtejshme lidhur me mosdeklarimin e mjeteve monetare, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Zbulohet bunker i fshehtë në veturë në Bërnjak – gjenden mbi 30 mijë euro të padeklaruara appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




