Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar në përvjetorin e vdekjes Abedin Rexhën, të njohur me nofkën “Sandokani”.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, duke e cilësuar si një luftëtar trim dhe të vendosur.
“Me Abedin Rexhën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, ditën kur ra Luani e u plagos Rafet Rama. E kujtoj si luftëtar trim e të vendosur, një emër i paharruar i lirisë së Kosovës. I përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Haradinaj./Klankosova.tv




