Adrola Dushi krenare për Capital T: Ky është burri im

Adrola Dushi krenare për Capital T: Ky është burri im

Adrola Dushi krenare për Capital T: Ky është burri im

Adrola Dushi ka shprehur mbështetjen e saj për partnerin e saj, Capital T, pas vendimit të tij për t’u shkëputur përkohësisht nga koncertet.

Në një postim të gjatë, Trim Ademi bëri të ditur se gjatë këtij viti nuk ka qenë aktiv me koncerte, pasi ka qenë i angazhuar në punën për albumin e tij të ri, shkruan IndeksOnline.

Sponsor 3M Express

“Pas kaq shumë vjetësh me koncerte, udhëtime, net pa gjumë, skena, festivale, qytete, shtete dhe mijëra njerëz përballë meje, këtë vit mora një vendim të vetëdijshëm: të mos bëja performanca.

Një pjesë e këtij vendimi erdhi duke parë situatat nëpër të cilat po kalojmë si popull. Ka momente kur muzika dhe festa nuk mund të ekzistojnë krejtësisht të shkëputura nga realiteti që na rrethon. Ndonjëherë duhet të ndalesh, të shikosh përreth dhe të kuptosh se çfarë po ndodh jashtë botës tënde”, shkroi ai në postimin e tij të gjatë.

Pikërisht për këtë vendim të partnerit të saj, Adrola Dushi është shprehur krenare.

Ajo ka shpërndarë postimin e Trimit, duke e shoqëruar me një mesazh të shkurtër, por domethënës:

“Ky është burri im. Jam jashtëzakonisht krenare”, shkroi Adrola.

The post Adrola Dushi krenare për Capital T: Ky është burri im appeared first on Insajderi.

Lexo edhe

Gazetari kroat vë në pah tolerancën në Kosovë: Një katolike u zgjodh Presidente në vendin me 93.5% myslimanë

Gazetari kroat vë në pah tolerancën në Kosovë: Një katolike u zgjodh Presidente në vendin me 93.5% myslimanë

Sindikata e minatorëve: Nuk mund të presim tragjedinë për të reaguar!

Sindikata e minatorëve: Nuk mund të presim tragjedinë për të reaguar!

Gjenden një kallashnikov dhe veshje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq

Gjenden një kallashnikov dhe veshje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq