Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas njoftimit të IHMK-së, në disa lokalitete, vranësirat mund të sjellin riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale nga 21 deri në 25 gradë Celsius.
Burimi: Dukagjini




