Një rast i nisur fillimisht si dhunë në familje në Pejë ka marrë një kthesë të rëndë, pasi gjatë hetimeve janë siguruar informacione që kanë ngritur dyshime edhe për dhunimin e një të miture.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se gjatë trajtimit të rastit të dhunës në familje, hetuesit kanë kuptuar se viktima e mitur kishte pasur marrëdhënie seksuale me një person tjetër më 2 tetor, rreth orës 20:00, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.
Për shkak të moshës së viktimës, më 9 tetor janë ndërmarrë menjëherë veprime hetimore të posaçme.
E mitura është intervistuar në prani të Prokurorit të Shtetit, punëtorit social, mbrojtësit të viktimave, psikologes, avokatit mbrojtës dhe përkthyeses zyrtare.
Pas intervistimit të saj, Policia ka identifikuar dhe arrestuar Rr. G., i cili është marrë në pyetje në prani të avokatit mbrojtës.
Pas shqyrtimit të të gjeturave të deritanishme, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet për veprën penale “Dhunim”.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore në Pejë.
Viktima është rikthyer në strehimore, ku ishte vendosur më herët për shkak të rastit të dhunës në familje.
Hetimet po vazhdojnë nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Pejë.
Për shkak se bëhet fjalë për një viktimë të mitur, Sinjali nuk publikon identitetin apo të dhëna të tjera që mund të çojnë në identifikimin e saj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Nga dhuna në familje te dyshimi për dhunim – zbulohet rast i rëndë me të miturën në Pejë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




