Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e 9 tetorit një shtallë bagëtish në hyrje të fshatit Kobaj të Prizrenit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 17:45, Policia është njoftuar për zjarrin, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat dhe njësiti i zjarrfikësve.
Zjarri është lokalizuar, por sipas informatave fillestare shtalla është djegur tërësisht.
Në zjarr janë djegur edhe një dele dhe një qengj, si dhe ushqim për bagëti, pajisje të makinerisë dhe goma.
Sipas pronarit, Z.K, dëmi i përgjithshëm dyshohet se arrin në rreth 41 mijë e 900 euro.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe njësiti për preventivë të zjarrit, ndërsa dyshimet fillestare janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga rryma elektrike.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe është iniciuar procedura si “Incident zjarri”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Zjarr i madh në Kobaj të Prizrenit – digjet tërësisht shtalla, bagëti dhe pajisje, dëmi afro 42 mijë euro appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




