Ekskluzive | Arsenal armësh te i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjilan – sekuestrohet edhe “Beretta” që dyshohet se u përdor në krim

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vrasjen e dyfishtë që ndodhi më 9 tetor në Livoq të Ulët të Gjilanit, ku mbetën të vrarë Egzon Bugujevci dhe Nafije Bugujevci, ndërsa Mazllum Bugujevci u plagos rëndë.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se gjatë veprimeve hetimore, në veturën e të dyshuarit Valon Ramushi është sekuestruar një pistoletë e tipit “Beretta”, me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Leja për këtë armë, sipas të dhënave të rastit, kishte skaduar më 27 shtator 2024.

Në dy vendet e ngjarjes, hetuesit dhe Krim-teknika kanë sekuestruar edhe 21 gëzhoja të kalibrit 9×19 mm, katër fishekë të të njëjtit kalibër dhe pesë predha.

Por hetimet nuk janë ndalur me kaq.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë kryer tri bastisje në shtëpitë dhe pronat e Valon Ramushit, ku është gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh dhe municioni.

Policia ka sekuestruar një pistoletë TT, kalibër 7.62 mm, pa leje, së bashku me shtatë fishekë, një armë të gjatë “Mossberg” kalibër 5.56 mm dhe një armë të gjatë “Hatsan” kalibër 12 GA, që të dyja me leje të skaduara më 15 korrik 2026.

Po ashtu është sekuestruar një armë pneumatike, si dhe 204 fishekë të kalibrit 5.56×45 mm, 186 fishekë të kalibrit 9×19 mm, 130 fishekë të kalibrit 12 GA dhe 1,600 diabola për pushkë pneumatike.

Hetuesit kanë marrë si prova edhe disa telefona mobilë dhe DVR të kamerave, të cilat pritet të analizohen në kuadër të hetimeve.

Sipas dyshimeve fillestare, Ramushi dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, Nafije Bugujevci, dhe vëllain e saj, Egzon Bugujevci, ndërsa ka plagosur Mazllum Bugujevcin, i cili sipas të dhënave të rastit është djali i axhës së gruas.

Ramushi ishte vetëdorëzuar në Polici vetëm pak minuta pas ngjarjes, ndërsa tani me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Rasti po hetohet si “Vrasje e rëndë”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të motivit dhe dinamikës së krimit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Arsenal armësh te i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjilan – sekuestrohet edhe “Beretta” që dyshohet se u përdor në krim appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Moti ekstrem godet Italinë, ujërat marrin veturat dhe përmbytin qytetet – pamje dramatike

Moti ekstrem godet Italinë, ujërat marrin veturat dhe përmbytin qytetet – pamje dramatike

Ndahet nga jeta polici Afrim Syla, Sindikata shpreh ngushëllime

Ndahet nga jeta polici Afrim Syla, Sindikata shpreh ngushëllime

Shtatë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë, tre prej tyre fëmijë

Shtatë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë, tre prej tyre fëmijë