Arrestohen dy persona në Tiranë, modifikonin makineta të lojërave të fatit me programe ilegale

Arrestohen dy persona në Tiranë, modifikonin makineta të lojërave të fatit me programe ilegale

Arrestohen dy persona në Tiranë, modifikonin makineta të lojërave të fatit me programe ilegale

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, nën dyshimin se kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit përmes programeve ilegale, me qëllim shitjen e tyre te personat që organizonin aktivitete të paligjshme të lojërave të fatit.

Sponsor 3M Express

Policia shqiptare ka finalizuar operacionin e koduar “Interceptimi”, pas një hetimi pesëmujor, gjatë të cilit është zbuluar se kjo veprimtari zhvillohej në një magazinë të marrë me qira në zonën e Kodrës së Priftit, në Tiranë.

Në pranga kanë rënë Admirim Spaho dhe Sami Koni, të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet të paligjshëm.

Sipas Policisë, dyshohet se të arrestuarit sillnin makineta të lojërave të fatit nga shtetet fqinje dhe më pas i modifikonin përmes programeve elektronike të vjedhura dhe ndërhyrjeve elektromagnetike, në përputhje me kërkesat e personave që organizonin lojëra të paligjshme të fatit.

Gjatë operacionit, autoritetet kanë sekuestruar 25 makineta të lojërave të fatit (slot machine), katër telefona celularë, dy laptopë dhe një njësi kompjuterike.

Hetimet janë kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë. Për dokumentimin e veprimtarisë së dyshuar janë përdorur metoda speciale hetimi, monitorimi dhe interceptimi i valëve elektronike.

Policia bën me dije se hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohen dy persona në Tiranë, modifikonin makineta të lojërave të fatit me programe ilegale appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Moti ekstrem godet Italinë, ujërat marrin veturat dhe përmbytin qytetet – pamje dramatike

Moti ekstrem godet Italinë, ujërat marrin veturat dhe përmbytin qytetet – pamje dramatike

Ndahet nga jeta polici Afrim Syla, Sindikata shpreh ngushëllime

Ndahet nga jeta polici Afrim Syla, Sindikata shpreh ngushëllime

Shtatë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë, tre prej tyre fëmijë

Shtatë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë, tre prej tyre fëmijë