“M’i jep 150 euro” – pas kërkesës për para, gruaja denoncon bashkëshortin për sulm në Prishtinë

“M’i jep 150 euro” – pas kërkesës për para, gruaja denoncon bashkëshortin për sulm në Prishtinë

“M’i jep 150 euro” – pas kërkesës për para, gruaja denoncon bashkëshortin për sulm në Prishtinë

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 9 tetor në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për sulm fizik pas një mosmarrëveshjeje lidhur me para.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 08:30, pasi kishte përfunduar punën si pastruese, A.C është takuar me bashkëshortin e saj, A.C.

Sipas deklarimit të saj, i dyshuari i kishte kërkuar 150 euro, ndërsa pasi ajo i kishte thënë se nuk i kishte paratë, dyshohet se e ka shtyrë dhe më pas e ka goditur lehtë në fytyrë.

Viktima nuk ka pësuar lëndime të dukshme dhe ka refuzuar trajtimin mjekësor.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe ka deklaruar se kohëve të fundit kishte pasur mosmarrëveshje me bashkëshorten, por ka mohuar ta ketë sulmuar fizikisht.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti “Dhuna në familje”.

A.C është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “M’i jep 150 euro” – pas kërkesës për para, gruaja denoncon bashkëshortin për sulm në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Moti ekstrem godet Italinë, ujërat marrin veturat dhe përmbytin qytetet – pamje dramatike

Moti ekstrem godet Italinë, ujërat marrin veturat dhe përmbytin qytetet – pamje dramatike

Ndahet nga jeta polici Afrim Syla, Sindikata shpreh ngushëllime

Ndahet nga jeta polici Afrim Syla, Sindikata shpreh ngushëllime

Shtatë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë, tre prej tyre fëmijë

Shtatë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë, tre prej tyre fëmijë