Të rinjtë e Kosovës do të kenë një mundësi që të marrin pjesë në edicionin e tretë të Panairit për Edukim dhe Bursa.

Se cili është synimi i këtij panairi, në emisionin “Ora Shtatë” ka folur organizatorja Tringa Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.
“Kemi shumë të rinj që kanë dëshirë për studime jashtë vendit, por mungon shpeshherë informata rreth cilat janë mundësitë, kriteret për bursa, e qëllimi ka qenë që në një vend me qenë universitetet që ofrojnë pothuajse të gjitha drejtimet dhe ata me mujt me zgjedh cili vend iu përshtat, universitet, bursë”, u shpreh Krasniqi.




