“Një çast për jetën!”, Policia e Kosovës nis fushatën për siguri më të madhe në trafik

“Një çast për jetën!”, Policia e Kosovës nis fushatën për siguri më të madhe në trafik

“Një çast për jetën!”, Policia e Kosovës nis fushatën për siguri më të madhe në trafik

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit dhe akterë të tjerë të sigurisë rrugore, ka lansuar fushatën rajonale të Ballkanit Perëndimor me moton “Një çast për jetën!”.

Sponsor 3M Express

Fushata, e mbështetur nga Sekretariati i Komunitetit të Transportit të Bashkimit Evropian, ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e respektimit të masave të sigurisë gjatë pjesëmarrjes në trafik.

Përmes një njoftimi të publikuar në Facebook, Policia e Kosovës ka bërë thirrje që drejtuesit dhe udhëtarët të vendosin rripin e sigurisë, pavarësisht se në cilën ulëse janë ulur.

Po ashtu, është theksuar rëndësia e sigurimit të fëmijëve në ulëse të përshtatshme për udhëtim, si dhe e vendosjes dhe lidhjes së saktë të helmetës gjatë ngasjes së motoçikletave.

Policia u bën thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë këto masa, të cilat mund të jenë vendimtare për mbrojtjen e jetës dhe parandalimin e pasojave të rënda në trafik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Një çast për jetën!”, Policia e Kosovës nis fushatën për siguri më të madhe në trafik appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Djali i Idriz Rrecajt: Babai im po kthehet në tokën e Kosovës së lirë

Djali i Idriz Rrecajt: Babai im po kthehet në tokën e Kosovës së lirë

“I’ll never STOP loving you”, Rama për Shqipërinë: E kam dashur pa rezervë dhe e dua sot që s’ka forcë që e rrëzon

“I’ll never STOP loving you”, Rama për Shqipërinë: E kam dashur pa rezervë dhe e dua sot që s’ka forcë që e rrëzon

Real Madridi shpërblen Jude Bellinghamin, anglezi nënshkruan kontratë të re deri më 2031

Real Madridi shpërblen Jude Bellinghamin, anglezi nënshkruan kontratë të re deri më 2031