Djali i Idriz Rrecajt: Babai im po kthehet në tokën e Kosovës së lirë

Djali i Idriz Rrecajt: Babai im po kthehet në tokën e Kosovës së lirë

Djali i Idriz Rrecajt: Babai im po kthehet në tokën e Kosovës së lirë

Shpëtim Rrecaj, djali i Idriz Rrecajt, ka rrëfyer emocionet pas identifikimit të eshtrave të babait të tij, të cilin familja e kërkoi për 27 vjet.

Sponsor 3M Express

Ai ka thënë se më në fund familja ka marrë përgjigje për fatin e babait, i cili u zhduk në prill të vitit 1999.

“Për 27 vjet familjen tonë e ka përcjellë pyetja ‘ku është babai juaj Idriz Rrecaj?’ Sot më në fund e kemi një përgjigje, babai im po kthehet në tokën e Kosovës së lirë për të cilën jetoi dhe sakrifikoi”, ka deklaruar Shpëtim Rrecaj.

Ai ka treguar se ishte vetëm gjashtë vjeç kur babai i tij u zhduk dhe se është rritur me mungesën e tij, mallin dhe shpresën për ta mësuar të vërtetën.

“Gjetja e eshtrave të tyre është dëshmi se e vërteta mund të vonojë por nuk mund të zhduket. Gjaku nuk humb dhe sakrifica për liri nuk harrohet”, ka thënë ai.

Shpëtim Rrecaj ka shtuar se pas 27 vjetësh, familja më në fund ka një vend ku mund të vendosë lule dhe të përkulet para kujtimit të tij.

Idriz Rrecaj do të rivarroset të premten në Skenderaj, pasi eshtrat e tij u identifikuan përmes analizave të ADN-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Djali i Idriz Rrecajt: Babai im po kthehet në tokën e Kosovës së lirë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Cili është ndryshimi mes Lipedemës dhe Celulitit: Çfarë duhet të dini

Cili është ndryshimi mes Lipedemës dhe Celulitit: Çfarë duhet të dini

Rama: Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë dhe e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë

Rama: Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë dhe e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë

Zelensky siguron mbështetjen e BE-së

Zelensky siguron mbështetjen e BE-së

Djali i Idriz Rrecajt: Babai im po kthehet në tokën e Kosovës së lirë | Momenti