Koreja e Jugut po shqyrton mundësinë e zgjerimit të operacioneve të saj ushtarake në Lindjen e Mesme, në një kohë kur përballet me presion nga presidenti amerikan, Donald Trump, për të ofruar mbështetje në luftën kundër Iranit.
Gazeta koreano-jugore Kyunghyang Shinmun raportoi të enjten se Seuli po vlerëson zgjerimin e zonës së operimit të njësisë së tij ushtarake Cheonghae, e cila u dërgua në Gjirin e Adenit në vitin 2009 për misione kundër piraterisë, shkruan Reuters.

Sipas gazetës, mundësia që po shqyrtohet është përfshirja e Gjirit të Omanit në zonën e operimit të kësaj njësie. Ky gji lidhet me Ngushticën e Hormuzit, një korridor strategjik për transportin detar dhe tregtinë globale të naftës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Nën presionin e Trumpit, Koreja e Jugut shqyrton përfshirjen në operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali



