Në Komunën e Skenderajt sot po mbahet akademia përkujtimore në nderim të heroit Idriz Rrecaj, për të kujtuar jetën, veprën dhe kontributin e tij për atdheun.

Në ceremoninë përkujtimore ka marrë pjesë edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila ka shkruar në Librin e Zisë në nderim të heroit.
Po ashtu, Haxhiu ka vendosur një buqetë me lule, duke nderuar kujtimin dhe sakrificën e Idriz Rrecajt për lirinë e vendit./Klankosova.tv




