Një muaj nga aktgjykimi i Hagës, Çitaku: Çlirimtarët tanë nuk do t’i lëmë vetëm

Një muaj nga aktgjykimi i Hagës, Çitaku: Çlirimtarët tanë nuk do t’i lëmë vetëm

Një muaj nga aktgjykimi i Hagës, Çitaku: Çlirimtarët tanë nuk do t’i lëmë vetëm

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar me rastin e një muaji nga aktgjykimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, që u dënuan me 81 vite burgim.

Sponsor 3M Express

Çitaku e ka cilësuar aktgjykimin si të padrejtë, duke shkruar se ky muaj ka qenë i rëndë për të akuzuarit, familjet e tyre dhe të gjithë ata që besojnë në drejtësinë e luftës për liri.

Ajo ka kujtuar edhe protestat 21-ditore, gjatë të cilave qytetarët, sipas saj, ngritën zërin kundër asaj që e konsideron padrejtësi.

“Ajo që u projektua si goditje ndaj UÇK-së, e riktheu atë në qendër të vetëdijes sonë kombëtare, si vlerë të pakontestueshme që e bashkon Kosovën. Tashmë kemi hapa konkretë për mbështetjen e mbrojtjes së tyre në apel, me synimin për ta rrëzuar këtë aktgjykim, si dhe nisma për mbrojtjen e UÇK-së dhe të çlirimtarëve. Këto janë përgjegjësi që duhet t’i çojmë deri në fund, me seriozitet, përkushtim dhe të gjitha kapacitetet tona shtetërore. Nëse dikush ende nuk e ka kuptuar, qëndrimi ynë është kristal i qartë: çlirimtarët tanë nuk do t’i lëmë vetëm. Në asnjë ditë. Në asnjë betejë. Do të jemi pranë tyre, deri në kthimin e tyre të lirë mes nesh – në Atdhe!”, shkroi Çitaku./Klankosova.tv

Lexo edhe

Seanca e 6 tetorit, Tahiri në mbrojtje të Haradinajt: Fokusohuni te e vërteta, jo te Dauti

Seanca e 6 tetorit, Tahiri në mbrojtje të Haradinajt: Fokusohuni te e vërteta, jo te Dauti

​Lisandro Martinez gjobitet nga Man United

​Lisandro Martinez gjobitet nga Man United

“Më mësoi të luftoj”, Hajdini-Beqiri rrëfen sfidat si nënë e një fëmije me sindromën Down (VIDEO)

“Më mësoi të luftoj”, Hajdini-Beqiri rrëfen sfidat si nënë e një fëmije me sindromën Down (VIDEO)