Jepet leja për ndërtimin e xhamisë në Shkabaj të Prishtinës

Jepet leja për ndërtimin e xhamisë në Shkabaj të Prishtinës

Jepet leja për ndërtimin e xhamisë në Shkabaj të Prishtinës

Pas një angazhimi të gjatë dhe bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame dhe Komunës së Prishtinës, është dhënë leja për ndërtimin e xhamisë në Shkabaj.

Sponsor 3M Express

Lajmin e ka bërë të ditur Agron Canolli, i cili ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për banorët e Shkabajt dhe besimtarët myslimanë.

Canolli ka theksuar se realizimi i kësaj kërkese të kahershme është rezultat i vullnetit, bashkëpunimit dhe angazhimit ndërmjet institucioneve.

“Ky është një hap i rëndësishëm për banorët e Shkabajt, për besimtarët dhe për gjithë komunitetin. Një kërkesë e kahershme po merr rrugë drejt realizimit, duke dëshmuar se me vullnet, bashkëpunim dhe angazhim, punët e mira bëhen realitet. Urime banorëve të Shkabajt dhe të gjithë besimtarëve!

Uroj që kjo xhami të bëhet vend i adhurimit, paqes, bashkimit dhe mirësisë për të gjithë”, shkroi Canolli./Klankosova.tv

Lexo edhe

Shqipëria, 68 vjet në UNESCO me pasuritë e saj kulturore e natyrore

Shqipëria, 68 vjet në UNESCO me pasuritë e saj kulturore e natyrore

Të hash kur nuk ke uri? Ekspertët shpjegojnë pse ndodh dhe çfarë mund të ndihmojë

Të hash kur nuk ke uri? Ekspertët shpjegojnë pse ndodh dhe çfarë mund të ndihmojë

Superliga e basketbollit, këto janë ndeshjet e xhiros së pestë

Superliga e basketbollit, këto janë ndeshjet e xhiros së pestë

Jepet leja për ndërtimin e xhamisë në Shkabaj të Prishtinës | Momenti