Një burrë dhe një grua janë vrarë në Livoç të Ulët në komunën e Gjilanit këtë të premte.
Dukagjini merr vesh se personat e vrarë kanë afërsi familjare mes vete teksa disa ekipe policore janë në vendin e ngjarjes duke hetuar rrethanat që quan tek ky rast tragjik.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, bëri të ditur për Dukagjinin se sapo t’i kenë të mbledhura provat e nevojshme do të prononcohen për rastin.
Burimi: Dukagjini




