Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë së shpejti, i kemi arritur objektivat kryesore

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë së shpejti, i kemi arritur objektivat kryesore

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë së shpejti, i kemi arritur objektivat kryesore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar sërish se konflikti ushtarak me Iranin do të përfundojë “së shpejti”, duke pretenduar se Uashingtoni e ka arritur objektivin kryesor për ta penguar Teheranin të zhvillojë armë bërthamore.

Sponsor 3M Express

Gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë, Trump foli për zhvillimet gjeopolitike dhe ndikimin e konfliktit në tregjet e energjisë. Ai u shpreh se rritja e çmimeve të karburanteve është e përkohshme.

“Ne e ndaluam Iranin nga zhvillimi armës bërthamore — dhe çmimet e karburantit do të bien ndjeshëm e gjithçka do të përfundojë së shpejti, në një mënyrë apo në një tjetër”, u shpreh Trump.

Presidenti amerikan la të kuptohet se përfundimi i konfliktit mund të arrihet përmes diplomacisë ose përmes vazhdimit të trysnisë ushtarake, duke theksuar se administrata e tij i ka në dispozicion të dyja mundësitë.

“Mund ta bëjmë në të dyja mënyrat, por është shumë e thjeshtë — në një mënyrë apo në një tjetër do të përfundojë së shpejti”, shtoi ai.

Trump foli edhe për gjendjen e kapaciteteve ushtarake të Iranit, duke pretenduar se infrastruktura e tij mbrojtëse është dobësuar ndjeshëm.

“Ata nuk kanë ushtri, nuk kanë marinë, nuk kanë forcë ajrore, nuk kanë mjete kundërajrore”, deklaroi Trump lidhur me gjendjen ushtarake të Iranit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë së shpejti, i kemi arritur objektivat kryesore appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Punëtori shqiptar bie nga skela në Greqi, humb jetën 49-vjeçari

Punëtori shqiptar bie nga skela në Greqi, humb jetën 49-vjeçari

Përdor ChatGPT, por s’e pranon? Ja pse ndodh kjo

Përdor ChatGPT, por s’e pranon? Ja pse ndodh kjo

RrGK reagon për vrasjen në Gjilan: Asnjë rrethanë nuk e justifikon dhunën

RrGK reagon për vrasjen në Gjilan: Asnjë rrethanë nuk e justifikon dhunën