Shiroka-Pula takon Jasharin, diskutojnë për zhvillimet në fushën e sigurisë

Shiroka-Pula takon Jasharin, diskutojnë për zhvillimet në fushën e sigurisë

Shiroka-Pula takon Jasharin, diskutojnë për zhvillimet në fushën e sigurisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili e ka uruar për marrjen e detyrës.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë, si dhe për rëndësinë e vazhdimit të punës në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, njofton Dukagjini.

Sponsor 3M Express

Në cilësinë e Komandantes Supreme të FSK-së, Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e rolit të kësaj force në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, gjatë takimit është diskutuar për përmbushjen e misionit kushtetues të FSK-së dhe vazhdimin e angazhimeve për forcimin e kapaciteteve të saj.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Përdor ChatGPT, por s’e pranon? Ja pse ndodh kjo

Përdor ChatGPT, por s’e pranon? Ja pse ndodh kjo

RrGK reagon për vrasjen në Gjilan: Asnjë rrethanë nuk e justifikon dhunën

RrGK reagon për vrasjen në Gjilan: Asnjë rrethanë nuk e justifikon dhunën

“Arrogancë” – Abazi për Kurtin: Kur gjuan gaz lotsjellës në qytetarë… (VIDEO)

“Arrogancë” – Abazi për Kurtin: Kur gjuan gaz lotsjellës në qytetarë… (VIDEO)