Roberto Vergori në Prishtinë, më 14 tetor merr komandën e KFOR-it

Roberto Vergori në Prishtinë, më 14 tetor merr komandën e KFOR-it

Roberto Vergori në Prishtinë, më 14 tetor merr komandën e KFOR-it

Komandanti i ardhshëm i KFOR-it, gjenerali italian Roberto Vergori, ka arritur në Prishtinë, ku më 14 tetor do të marrë zyrtarisht detyrën e komandantit të këtij misioni.

Sponsor 3M Express

Vergori është pritur sot në takim nga komandanti aktual i KFOR-it, Özkan Ulutaş, me të cilin do të bashkëpunojë gjatë ditëve në vijim për të siguruar një tranzicion të rregullt dhe vazhdimësinë e aktiviteteve të misionit.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ceremonia e dorëzimit të komandës do të mbahet më 14 tetor 2026, në Shtabin e KFOR-it.

KFOR-i ka ritheksuar përkushtimin për zbatimin e mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me qëllim të ruajtjes së një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë dhe garantimit të lirisë së lëvizjes.

Misioni ka bërë të ditur se mandatin e zbaton në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin EULEX, në përputhje me përgjegjësitë e tyre në fushën e sigurisë.

The post Roberto Vergori në Prishtinë, më 14 tetor merr komandën e KFOR-it appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Përdor ChatGPT, por s’e pranon? Ja pse ndodh kjo

Përdor ChatGPT, por s’e pranon? Ja pse ndodh kjo

RrGK reagon për vrasjen në Gjilan: Asnjë rrethanë nuk e justifikon dhunën

RrGK reagon për vrasjen në Gjilan: Asnjë rrethanë nuk e justifikon dhunën

“Arrogancë” – Abazi për Kurtin: Kur gjuan gaz lotsjellës në qytetarë… (VIDEO)

“Arrogancë” – Abazi për Kurtin: Kur gjuan gaz lotsjellës në qytetarë… (VIDEO)