Ambasada amerikane: Presim me padurim bashkëpunimin me presidenten Justina Shiroka Pula

Ambasada amerikane: Presim me padurim bashkëpunimin me presidenten Justina Shiroka Pula

Ambasada amerikane: Presim me padurim bashkëpunimin me presidenten Justina Shiroka Pula

Ambasada amerikane në Prishtinë ka mirëpritur zgjedhjen e Justinа Shiroka Pulës në postin e presidentes së Republikës së Kosovës.

Sponsor 3M Express

Në një përgjigje për Klankosova.tv, nga një zëdhënës i Ambasadës amerikane shprehet gatishmëria për të bashkëpunuar me presidenten e re të vendit dhe institucionet e Kosovës.

“Ambasada e SHBA-së pret me padurim të bashkëpunojë me Justinа Shiroka Pulën, Presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Ambasada amerikane ka ritheksuar përkushtimin për avancimin e prioriteteve të përbashkëta me institucionet e Kosovës.

“Ambasada e SHBA-së mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë”, theksohet më tej në përgjigje.

Justina Shiroka Pula u zgjodh presidente e re e vendit më 6 tetor.

Lexo edhe

Përdor ChatGPT, por s’e pranon? Ja pse ndodh kjo

Përdor ChatGPT, por s’e pranon? Ja pse ndodh kjo

RrGK reagon për vrasjen në Gjilan: Asnjë rrethanë nuk e justifikon dhunën

RrGK reagon për vrasjen në Gjilan: Asnjë rrethanë nuk e justifikon dhunën

“Arrogancë” – Abazi për Kurtin: Kur gjuan gaz lotsjellës në qytetarë… (VIDEO)

“Arrogancë” – Abazi për Kurtin: Kur gjuan gaz lotsjellës në qytetarë… (VIDEO)