Kurti kërkon nga komisioneri i OSBE-së të merret me diskriminimin që Serbia u bën shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Kurti kërkon nga komisioneri i OSBE-së të merret me diskriminimin që Serbia u bën shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Kurti kërkon nga komisioneri i OSBE-së të merret me diskriminimin që Serbia u bën shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar komisionerit të lartë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Christophe Kamp, që të angazhohet për trajtimin e diskriminimit sistematik që, sipas tij, autoritetet e Serbisë ua bëjnë shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se në takimin me Kampin kanë diskutuar për të drejtat e komuniteteve, përdorimin e gjuhës, qasjen në arsim dhe shërbime publike, si dhe zbatimin e ligjit në mbrojtje të pronës publike, mjedisit dhe burimeve ujore.

Kurti ka theksuar se barazia para ligjit është një nga themelet e Republikës së Kosovës, duke vënë në pah se Kushtetuta e Kosovës u garanton komuniteteve joshumicë të drejta të gjera, në shumë aspekte përtej standardeve evropiane. Në këtë kontekst, ai ka ngritur shqetësimin për trajtimin e shqiptarëve në Serbi.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejta të gjera për komunitetet joshumicë, në shumë aspekte përtej standardeve evropiane të mbrojtjes. Këto garanci duhet të gjejnë shprehje të plotë në jetën institucionale e shoqërore, përmes angazhimit aktiv të pjesëtarëve dhe përfaqësuesve të tyre, në respektim të ligjeve në fuqi. Mbrojtja e të drejtave dhe zbatimi i ligjit e përforcojnë njëra-tjetrën; përkatësia nuk mund të jetë bazë as për cenimin e të drejtave, as për përjashtimin nga detyrimet ligjore. Ngrita shqetësimin për diskriminimin sistematik të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nga autoritetet e Serbisë, përmes pasivizimit të adresave, pengesave në arsim dhe nënpërfaqësimit në institucionet publike. Kërkova angazhim të drejtpërdrejtë dhe ndjekje konkrete të këtyre çështjeve: Serbia duhet të përmbushë standardet evropiane për mbrojtjen e komuniteteve, të garantojë barazi reale për shqiptarët dhe të respektojë të drejtat e njeriut e ato civile. Të drejtat e tyre nuk mund të mbeten peng i vullnetit politik të një sistemi autokratik”, ka shkruar ai në Facebook.

Në fund, Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë bashkëpunimin me zyrën e Kampit, duke theksuar se mbrojtja e të drejtave të komuniteteve joshumicë dhe sundimi i ligjit duhet të trajtohen si obligime që plotësojnë njëra-tjetrën.

“Me bindjen që të drejtat e komuniteteve joshumicë dhe sundimi i ligjit janë obligime komplementare dhe jo parime që garojnë me njëra-tjetrën”, ka përfunduar Kurti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti kërkon nga komisioneri i OSBE-së të merret me diskriminimin që Serbia u bën shqiptarëve të Luginës së Preshevës appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Punëtori shqiptar bie nga skela në Greqi, humb jetën 49-vjeçari

Punëtori shqiptar bie nga skela në Greqi, humb jetën 49-vjeçari

Përdor ChatGPT, por s’e pranon? Ja pse ndodh kjo

Përdor ChatGPT, por s’e pranon? Ja pse ndodh kjo

RrGK reagon për vrasjen në Gjilan: Asnjë rrethanë nuk e justifikon dhunën

RrGK reagon për vrasjen në Gjilan: Asnjë rrethanë nuk e justifikon dhunën