MPB njofton se është ngritur kallëzim penal ndaj katër të punësuarve në „Pyjet Kombëtare“ në Demir Kap të cilët dyshohen për punë të pandërgjegjshme në detyrë.

“NJPB Negotinë ngriti kallëzim penal kundër V.I.(64), T.K.(58) dhe L.L.(60) nga Demir Kapia dhe U.U.(55) nga një fshat në Komunën e Demir Kapisë, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „punë e pandërgjegjshme në detyrë“.
Të kallëzuarit, nga 31.07.2026 deri më 03.08.2026, si të punësuar në Ndërmarrjen Publike „Pyjet Kombëtare“, filiali Demir Kapi, në vendin e punës si roje të një trualli në Demir Kapi, nuk kanë bërë mbikëqyrjen e detyrueshme, me ç’rast kanë lejuar që kryerësit të nxjerrin dhe marrin një fletë alumini nga një automjet transportues, i cili ishte objekt i veprës penale dhe ruhej në truall, me ç’rast kanë shkaktuar dëm material në vlerë prej 25.000 denarësh”, thonë nga MPB./Telegrafi/




