50 shtetas të Kosovës u dëbuan nga Zvicra gjatë vitit 2025

50 shtetas të Kosovës u dëbuan nga Zvicra gjatë vitit 2025

50 shtetas të Kosovës u dëbuan nga Zvicra gjatë vitit 2025

Gjatë vitit 2025, në Zvicër janë shqiptuar vendime për Landesverweisung ndaj 50 shtetasve të Kosovës, ndërsa numri i shtetasve shqiptarë të përfshirë në këto vendime ka qenë 200.

Sponsor 3M Express

Të dhënat, të siguruara nga albinfo.ch, bazohen në statistikat e ndara sipas shtetësisë për personat e rritur të dënuar në Zvicër gjatë vitit 2025.

Sipas statistikave, nga 50 shtetasit e Kosovës ndaj të cilëve është shqiptuar Landesverweisung, 13 persona figurojnë në kategorinë e të huajve me leje qëndrimi B, C ose Ci, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, 37 shtetas të tjerë të Kosovës janë regjistruar në kategorinë “të huaj të tjerë”.

Në rastin e shtetasve të Shqipërisë, statistikat tregojnë 200 persona të përfshirë në vendime për Landesverweisung, të gjithë të regjistruar në kategorinë “të huaj të tjerë”.

Në total, bëhet fjalë për 250 shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë ndaj të cilëve janë shqiptuar vendime të tilla gjatë vitit të kaluar.

“Landesverweisung”, është një masë e paraparë në të drejtën penale zvicerane, përmes së cilës një shtetas i huaj mund të dënohet me largim nga Zvicra pas një vepre penale. Vendimi mund të jetë i detyrueshëm për vepra të caktuara ose të shqiptohet nga gjykata, varësisht nga rrethanat dhe natyra e veprës.

Megjithatë, këto statistika nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht se të gjithë personat e përfshirë janë larguar faktikisht nga Zvicra gjatë vitit 2025. Ato i referohen vendimeve për Landesverweisung të shqiptuara ndaj personave të rritur të dënuar gjatë atij viti.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se një pjesë e personave të prekur nga këto vendime kishin status të rregullt qëndrimi në Zvicër, ndërsa pjesa tjetër është përfshirë në kategorinë e shtetasve të huaj me status tjetër qëndrimi.

Lexo edhe

Bonafide Salcë Arrabiata – produkti më i ri nga Ananas Impex

Bonafide Salcë Arrabiata – produkti më i ri nga Ananas Impex

SHKKSH njofton se Hafiz Mehmeti është gjetur i vdekur nga Policia

SHKKSH njofton se Hafiz Mehmeti është gjetur i vdekur nga Policia

Pekini kërkon dialog, BE-ja kërkon ndryshim të bilancit tregtar

Pekini kërkon dialog, BE-ja kërkon ndryshim të bilancit tregtar

50 shtetas të Kosovës u dëbuan nga Zvicra gjatë vitit 2025 | Momenti