FSK zë vendin e dytë në garën “Ushtari më i mirë” në ShBA

FSK zë vendin e dytë në garën “Ushtari më i mirë” në ShBA

FSK zë vendin e dytë në garën “Ushtari më i mirë” në ShBA

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë renditur në vendin e dytë në garën “Ushtari më i mirë”, e zhvilluar në shtetin e Ajovës në ShBA.

Sponsor 3M Express

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i ka pritur në takim pjesëtarët që përfaqësuan Kosovën në këtë garë, duke i dekoruar me medalje për rezultatet e arritura.

Sipas njoftimit nga FSK-ja, pjesëtarët treguan nivel të lartë të përgatitjes profesionale, fizike dhe ushtarake gjatë garës.

“Me këtë rast, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i dekoroi pjesëtarët me medalje për rezultate të larta, në shenjë vlerësimi për përkushtimin, profesionalizmin dhe suksesin e treguar gjatë garës. Suksesi i tyre përbën një vlerë të shtuar për FSK-në dhe dëshmi të përgatitjes së vazhdueshme të pjesëtarëve të saj sipas standardeve më të larta ushtarake”, thuhet në postimin e FSK-së./Klankosova.tv

Lexo edhe

Bonafide Salcë Arrabiata – produkti më i ri nga Ananas Impex

Bonafide Salcë Arrabiata – produkti më i ri nga Ananas Impex

SHKKSH njofton se Hafiz Mehmeti është gjetur i vdekur nga Policia

SHKKSH njofton se Hafiz Mehmeti është gjetur i vdekur nga Policia

Pekini kërkon dialog, BE-ja kërkon ndryshim të bilancit tregtar

Pekini kërkon dialog, BE-ja kërkon ndryshim të bilancit tregtar