Presidentja e sapozgjedhur e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka emëruar sot Berita Abazin shefe të stafit të saj.
Abazi ka qenë më herët shefe e stafit të Albulena Haxhiut dhe njëherësh asambliste e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Emërimi i saj vjen në një kohë kur është rikthyer në vëmendje një postim i Abazit nga nata e zgjedhjes së Shiroka-Pulës presidente.
“Me pak se 2 orë i kemi për me zgjedh Presidentin dhe me votu Ligjin. Votoje PDK ish Ministren tënde, Kryetaren e Akademisë të Shkencave dhe Arteve të Kosovës, profesoreshën Justina Shiroka Pula”, kishte shkruar atëherë Abazi.
Tash, disa ditë më vonë, Abazi është emëruar në një nga pozitat kryesore të kabinetit të presidentes Shiroka-Pula.
Kështu, ajo që në postimin e saj e prezantonte Shiroka-Pulën si “ish-ministre të PDK-së”, tash do të jetë pjesë e stafit të saj presidencial, ndonëse vjen nga një angazhim i mëhershëm politik në Vetëvendosje.
The post Nga “votoje PDK ish-ministren tënde” te shefja e stafit të Shiroka-Pulës? Çka deklaronte militantja e VV-së appeared first on Insajderi.




