Futbolli kosovar dhe zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare ishin në fokus të një diskutimi me komentatorin Engjëll Bërbatovci në emisionin Weekend të Klan Kosovës.

Në diskutim u analizuan edhe gjasat e kombëtares kosovare në Ligën e Kombeve dhe ndeshjet e ardhshme ndaj Irlandës dhe Izraelit.
Një tjetër temë ishte gjendja e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe ndikimi i saj në zhvillimin e ndeshjeve.
Po ashtu, u diskutua rasti i Granit Xhakës, i cili është dënuar me 150 mijë franga zvicerane lidhur me dokumentet e vaksinimit kundër COVID-19.
Komentatori vlerësoi karrierën e futbollistit shqiptar, por theksoi rëndësinë e ruajtjes së qetësisë përballë provokimeve të tifozëve pas incidentit me fansat e Newcastle Unitedit.




