RrGK: Vrasjet e grave duhet të trajtohen si femicide, jo si raste të izoluara

RrGK: Vrasjet e grave duhet të trajtohen si femicide, jo si raste të izoluara

RrGK: Vrasjet e grave duhet të trajtohen si femicide, jo si raste të izoluara

Vrasja e djeshme në Gjilan është një tjetër kujtesë e dhimbshme për urgjencën që Kosova ta trajtojë femicidin si fenomen të rrënjosur në pabarazinë gjinore dhe marrëdhëniet e pushtetit.

Sponsor 3M Express

Edhe pse legjislacioni ynë e njeh gjininë si rrethanë rënduese, kjo nuk mjafton nëse vrasjet e grave nuk hetohen dhe trajtohen në kontekstin e dhunës me bazë gjinore dhe rrethanave që u kanë paraprirë.

Kosovës i duhet urgjentisht një përkufizim ligjor i femicidit dhe krijimi i një mekanizmi Femicide Watch për monitorimin dhe analizimin sistematik të rasteve, identifikimin e dështimeve institucionale dhe parandalimin e vrasjeve të ardhshme. Këto masa janë në përputhje me frymën dhe kërkesat e Konventës së Stambollit për parandalimin e dhunës ndaj grave, mbrojtjen e viktimave dhe ndjekjen penale të kryerësve.

Një grua nuk duhet ta ketë raportuar dhunën që ajo të merret seriozisht nga drejtësia. Mungesa e një raportimi paraprak nuk është dëshmi e mungesës së dhunës. Institucionet duhet të hetojnë historikun e marrëdhënies, kërcënimet, kontrollin dhe format e tjera të mundshme të dhunës, në mënyrë që përvojat e gruas para vrasjes të merren parasysh në hetim dhe në përcaktimin e përgjegjësisë penale.

Drejtësia nuk mund të kufizohet vetëm te momenti i vrasjes. Ajo duhet ta shqyrtojë kontekstin e plotë të dhunës dhe çdo dështim institucional që mund të ketë kontribuar në humbjen e jetës.

Më 25 nëntor, RrGK fton të gjithë qytetarët dhe qytetaret, organizatat dhe institucionet t’i bashkohen protestës gjithëpopullore kundër vrasjes së grave dhe dhunës me bazë gjinore. Le ta kthejmë solidaritetin në veprim dhe të kërkojmë drejtësi, llogaridhënie dhe masa konkrete për parandalimin e femicideve.

Asnjë grua më pak. Asnjë vrasje pa drejtësi.

Opinion nga Adelina Berisha, Drejtore e Programit për Adresimin e Dhunës me Bazë Gjinore në Rrjetin e Grave të Kosovës (RrGK)

Lexo edhe

Kurti e pret Tërnavën, flasin edhe për procesin e Apelit për ish-krerët e UÇK-së

Kurti e pret Tërnavën, flasin edhe për procesin e Apelit për ish-krerët e UÇK-së

Përvjetori i PDK, Hamza: Jemi partia e Thaçit, Veselit e Krasniqit që nuk u thyen kurrë

Përvjetori i PDK, Hamza: Jemi partia e Thaçit, Veselit e Krasniqit që nuk u thyen kurrë

Deputeti shqiptar në Gjenevë: Jemi kritikuar ashpër për mbështetjen ndaj UÇK-së (VIDEO)

Deputeti shqiptar në Gjenevë: Jemi kritikuar ashpër për mbështetjen ndaj UÇK-së (VIDEO)