Hamza në 27-vjetorin e PDK-së: Jemi forca politike me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka uruar 27-vjetorin e themelimit të kësaj partie, duke theksuar kontributin e saj në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Sponsor 3M Express

Përmes një mesazhi, Hamza ka thënë se PDK-ja lindi në frymën e rezistencës, në një kohë kur, sipas tij, Kosovës i nevojiteshin forcë, guxim, vizion dhe përkushtim.

Ai ka përmendur edhe ish-krerët e PDK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, duke thënë se partia është krenare për ta.

“Sot mbushim 27 vjet dhe përgjegjësia jonë është ta ruajmë trashëgiminë politike dhe ta vazhdojmë angazhimin për një Kosovë me më shumë zhvillim, mundësi dhe perspektivë për qytetarët e saj”, ka shkruar Hamza.

Ai ka theksuar se PDK-ja është krenare për të kaluarën, e bashkuar në të tashmen dhe e përkushtuar për të ardhmen e brezave që vijnë.

Në fund, Hamza ka uruar anëtarët, strukturat dhe mbështetësit e PDK-së për 27-vjetorin e themelimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hamza në 27-vjetorin e PDK-së: Jemi forca politike me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Internacionalja Socialiste uron Kurtin për krijim të institucioneve

Internacionalja Socialiste uron Kurtin për krijim të institucioneve

Sulmet izraelite vrasin pesë persona në Gaza

Sulmet izraelite vrasin pesë persona në Gaza

BDI kërkon dorëheqjen e zv.ministrit Iseni pas pretendimeve për dhunë policore ndaj dy të rinjve shqiptarë në Shkup

BDI kërkon dorëheqjen e zv.ministrit Iseni pas pretendimeve për dhunë policore ndaj dy të rinjve shqiptarë në Shkup