“Nëse lajmëron, kam me të faros me gjithë fëmijë” – Gruaja rrëfen kërcënimet e ish-bashkëshortit që ia vrau dy vëllezërit

“Nëse lajmëron, kam me të faros me gjithë fëmijë” – Gruaja rrëfen kërcënimet e ish-bashkëshortit që ia vrau dy vëllezërit

“Nëse lajmëron, kam me të faros me gjithë fëmijë” – Gruaja rrëfen kërcënimet e ish-bashkëshortit që ia vrau dy vëllezërit

Gruaja që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit një vit më parë, në rrëfimin ekskluziv për Dukagjinin, ka treguar edhe për kërcënimet që e kishin penguar ta raportonte dhunën për 20 vjet.

Ajo ka rrëfyer se si një tjetër episod dhune gjatë festës së Bajramit dhe kërcënimi me armë ndaj vëllezërve të saj çuan në denoncimin e rastit në polici.

Sponsor 3M Express

N.N. ka thënë se rastin e ka raportuar për herë të parë pas 20 vjetësh martesë.

“Mas 20 vjetëve martesë. 20 vjet e kam duru qashtu, hajt hatri i fëmijëve, s’mujsha me ua kthy shpinën… Edhe s’guxojsha me lajmru në polici se thojke: qat ditë që ti lajmëron, ose veç në familje me lajmru, kam me të myt me çka ke, me fëmijë e me të mëdhaj e me çka ka, kam me të faros. Thojke se unë kam dorë shteti, mu s’ka kush që më ndal për kurgjo”, ka rrëfyer ajo.

Viktima e dhunës ka treguar edhe për momentin kur ka vendosur ta raportojë dhunën.

“Ka qenë festa e Bajramit, ai përdor dhunë në mua. Një ditë përpara e rrehi djalin e vogël”, ka thënë ajo, duke shtuar se e shante në vazhdimësi.

“Unë nuk fola. Ka ora 3 ose gjysmë në katër, kur u kry syla e Bajramit, përdor dhunë në mue. Gjuajti pjata e me sende, çka i dilke përpara, tuj më thënë: je kudër, ti je veç rroktaricë, ti këtu sen s’ki, veç rroktaricë je dhe s’guxon me lajmru as familjen, as policinë. Unë s’kom ba za hiq. Qat natë më çoi mua te familja jem. Më çoi vjehrri dhe tha: shko sonte se ti s’ki çka rrin këtu njëherë. Fëmijët s’mi japën, veç mu më kanë çu. Tani, mas një jave, vllaznia e mi janë ardh prej së jashtmi për këtë punë që u bë qashtu, që ka ndodh. ‘Çka ki?’ Unë ju kallxova për dhunën që kanë përdorë ndaj meje. Tani vllaznia e mi çohen e shkojnë te familja e burrit dhe i thonë: na dojna me dit ti për çfarë arsye e ke rreh motrën tonë, për çka. Ata ju dalin me armë. Këta vllaznia e mi shkojnë duarthatë, veç me u marrë vesh me fjalë që mos të prishet familja…”, ka rrëfyer ajo.

“Kunetët ju dalin me armë dhe burri, dhe armët ua qesin në kry vllaznive të mi, veç me i vra. Vllaznia e mi ju thonë: na s’jena ardh qashtu me u marrë vesh, na jena ardh me u marrë vesh me fjalë, jo me armë”, ka rrëfyer ajo.

Tutje ajo ka thënë se vëllezërit janë larguar duke thënë se në ato rrethana nuk mund të merreshin vesh dhe më pas e kanë lajmëruar rastin në polici.

Pas kësaj ngjarjeje, ajo ka treguar se kanë shkuar në polici dhe e kanë raportuar edhe dhunën ndaj saj.

Sipas rrëfimit të saj, po atë ditë policia e kishte arrestuar ish-bashkëshortin dhe ai ishte mbajtur në burg për tre muaj.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Vulin dyshohet se tentoi të arratisej drejt Moskës, avioni kthehet papritur në Beograd

Vulin dyshohet se tentoi të arratisej drejt Moskës, avioni kthehet papritur në Beograd

Astronautët amerikanë votojnë nga hapësira në zgjedhjet për Kongresin

Astronautët amerikanë votojnë nga hapësira në zgjedhjet për Kongresin

ILO: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e posteve drejtuese në botë

ILO: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e posteve drejtuese në botë