MPB: Nxirren jashtë trafikut 34 automjete të trasportit publik

MPB: Nxirren jashtë trafikut 34 automjete të trasportit publik

MPB: Nxirren jashtë trafikut 34 automjete të trasportit publik

Policia ka kryer kontrolle të përforcuara të autobusëve dhe automjeteve të tjera për transport publik në të gjithë vendin.

Sponsor 3M Express

Gjatë aksionit, të zhvilluar më 6 tetor nga ora 08:00 deri në 13:00, janë kontrolluar gjithsej 405 automjete, ndërsa parregullsi janë konstatuar tek 92 prej tyre. Në kontroll teknik janë dërguar 170 automjete, ndërsa 34 janë përjashtuar nga qarkullimi për shkak të defekteve të konstatuara. Për shkeljet janë ndërmarrë masat përkatëse ligjore.

Policia ka ngritur edhe tre kallëzime penale, ndërsa një automjet është konfiskuar. Janë evidentuar gjithashtu 239 kundërvajtje të tjera.

Nga MPB-ja thonë se kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë, me qëllim rritjen e sigurisë së udhëtarëve në transportin publik.

Lexo edhe

Hamza zbulon si iu propozua në telefon Shiroka-Pulës posti i presidentes

Hamza zbulon si iu propozua në telefon Shiroka-Pulës posti i presidentes

Banesa, shtëpi, tokë dhe aksione – çfarë pasurie kishte deklaruar Presidentja e re?

Banesa, shtëpi, tokë dhe aksione – çfarë pasurie kishte deklaruar Presidentja e re?

A i pajtoi presidentja e re partitë politike? Hamza: Mendoj që do ta luajë rolin brenda përgjegjësive

A i pajtoi presidentja e re partitë politike? Hamza: Mendoj që do ta luajë rolin brenda përgjegjësive

MPB: Nxirren jashtë trafikut 34 automjete të trasportit publik | Momenti