Seanca gjyqësore në rastin e njohur si “rezervat shtetërore”, e paraparë të mbahej sot, është shtyrë për shkak të mungesës së tre të akuzuarve.

Në gjykatë është paraqitur vetëm Hafiz Gara, ndërsa kanë munguar ish-ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi.
Lidhur me mungesën e Hajdarit, gjyqtari ka bërë të ditur se ftesa për seancë i ishte dorëzuar në adresën që ajo kishte dhënë, por ish-ministrja nuk punon më në atë adresë.
Ndërkaq, Irfan Lipovica ka munguar pasi ndodhet nën hetim zyrtar, ndërsa Ridvan Muharremi për shkak të gjendjes shëndetësore.
Për shkak të mungesës së tyre, seanca e paraparë për sot nuk është mbajtur.
Burimi: Insajderi





