Menaxheri mashtron Nora Istrefin dhe “gllabëron” milionat për vete? Mediumi shqiptar publikon bisedat

Menaxheri mashtron Nora Istrefin dhe “gllabëron” milionat për vete? Mediumi shqiptar publikon bisedat

Menaxheri mashtron Nora Istrefin dhe “gllabëron” milionat për vete? Mediumi shqiptar publikon bisedat

Një raportim në mediat shqiptare ka ngritur në pikëpyetje fatin e kaparit të koncertit dhe marrëdhëniet mes menaxherit Ceni Kamberi, artistes Nora Istrefi dhe organizatorëve.

Një denoncim i mbërritur në redaksinë e Publik.al ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si janë menaxhuar pagesat dhe marrëveshjet financiare për një koncert të këngëtares Nora Istrefi në Chicago.

Sponsor 3M Express

Në qendër të denoncimit është Ceni Kamberi, i cili sipas materialeve të paraqitura në redaksi ka vepruar si menaxher i artistes.

Sipas denoncimit, për koncertin në Chicago organizatori kishte lënë një kapar prej 3,500 dollarësh, ndërsa veç kësaj ishte parashikuar edhe një pagesë prej 500 dollarësh për vizën e artistes, si dhe të ardhurat që do të gjeneroheshin nga shitja e biletave.

Pretendimi kryesor i denoncuesit është se kapari është marrë nga menaxheri, ndërsa më pas ka pasur paqartësi dhe kundërshti mbi destinacionin e parave dhe nëse ato i janë kaluar apo jo artistes.

Mesazhet e Norës ngrenë pikëpyetje për kaparin

Në një prej komunikimeve të paraqitura në redaksi, një llogari që identifikohet si e Nora Istrefit i shkruan Ceni Kamberit:

“Ceni të lutem thuji pronarit të eventit për kapar. A i ke thon hala?! Tlutem tregom”.

Menjëherë pas kësaj vjen përgjigjja:

“Ok Nora e kryn sitmi dergon menjeher tregoj.”

Ky komunikim tregon se çështja e kaparit ishte diskutuar drejtpërdrejt mes artistes dhe menaxherit dhe se Nora kërkonte informacion mbi pagesën.

Në një tjetër komunikim të paraqitur në redaksi, bëhet sërish referencë te pagesa për Norën, ndërsa thuhet se paratë do të dërgoheshin.

Dokumenti i transaksionit: 3,500 dollarë

Një tjetër material i dorëzuar në redaksi është një pamje e historikut të një transaksioni të MoneyGram.

Në dokument shënohet data 5 mars 2026, shuma prej 3,500 dollarësh, si dhe statusi “Ready For Pickup”. Në dokument figuron gjithashtu emri Hysen Kameri në lidhje me miratimin dhe marrjen e shumës.

Në komunikimin shoqërues, njëra palë pyet:

“Sa ke derguar”

dhe përgjigjja është:

“$3,500”

Pas kësaj vijon një tjetër mesazh:

“Gjysmen e gjith parave me the.”

Materiali, sipas denoncuesit, lidhet me kaparin e kërkuar për koncertin.

Nora kërkon sqarime për paratë

Në një tjetër bisedë, situata bëhet edhe më e drejtpërdrejtë.

Në komunikimin e paraqitur në redaksi, thuhet:

“Shkruaj Labit”

dhe më pas:

“Gjithcka ne lidhje me koncertin”

Në vijim shfaqet një diskutim për depozitën:

“Depozitin qe ja ke qu Cenit”

Ndërsa përgjigjja është:

“Ti duhesh me rregullu”

dhe më pas:

“Une skam cka bej aty se nuk kam mare asnje pare.”

Ky komunikim është një nga elementët që ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si janë administruar paratë e koncertit dhe nëse ato kanë përfunduar te personi për të cilin ishin destinuar.

“Ke fol me Cenin për paratë?”

Në një tjetër screenshot, një person pyet:

“Një gje me duhet. Ke fol me Cenin per parat apo kurgjo sesht ber?”

Përgjigjja është:

“Jo nuk i ka sjell.”

Në të njëjtën pamje shfaqet edhe një mesazh zanor prej 48 sekondash.

Këto komunikime, sipas denoncuesit, janë pjesë e materialeve që tregojnë se edhe vetë artistja kishte kërkuar sqarime mbi paratë dhe nuk kishte dijeni të plotë se kur dhe sa ishte marrë apo dërguar.

Pretendimi për anulimin e koncertit në momentin e fundit

Sipas denoncimit, konflikti nuk është kufizuar vetëm te pagesa.

Denoncuesi pretendon se Ceni Kamberi e ka ndaluar Norën Istrefi që të udhëtonte për koncertin në Chicago në momentet e fundit, ndërsa më pas paratë nuk janë kthyer te organizatori dhe as nuk i janë dorëzuar artistes.

Sipas të njëjtit denoncim, menaxheri i kishte komunikuar organizatorit se situata më mirë të mbyllej duke mbajtur paratë, pretendim ky që kërkon verifikim të mëtejshëm përmes dokumenteve dhe dëshmive të palëve të përfshira.

Pas konfliktit, Nora u nda nga menaxhmenti

Denoncuesi pretendon gjithashtu se pas kësaj situate Nora Istrefi ka ndërprerë marrëdhënien e menaxhimit me Ceni Kamberin.

Në materialet në denoncim, çështja paraqitet si pjesë e një konflikti më të gjerë mbi mënyrën e menaxhimit të pagesave, tarifave dhe marrëveshjeve me organizatorët e koncerteve.

Denoncuesi pretendon se raste të ngjashme kanë ndodhur edhe me artistë ose organizatorë në Kanada, Belgjikë dhe New York, por këto pretendime kërkojnë prova dhe verifikim të veçantë përpara se të mund të konsiderohen të konfirmuara.

Çfarë tregojnë materialet dhe çfarë mbetet për t’u verifikuar?

Janë publikuar edhe disa screenshot-e të komunikimeve dhe një dokument që paraqet një transaksion prej 3,500 dollarësh. Këto materiale dokumentojnë ekzistencën e komunikimeve mbi koncertin, kaparin dhe pagesën, por nuk mjaftojnë të vetme për të provuar përfundimisht se paratë janë përvetësuar nga Ceni Kamberi.

Për këtë arsye, çështja kërkon edhe dokumente të tjera: kontratën e koncertit, të dhënat e plota të pagesës, komunikimet me organizatorin, dokumentet që lidhen me 500 dollarët e vizës, si dhe çdo provë tjetër që mund të sqarojë se kush e mori shumën dhe ku përfunduan paratë.

The post Menaxheri mashtron Nora Istrefin dhe “gllabëron” milionat për vete? Mediumi shqiptar publikon bisedat appeared first on Insajderi.

Lexo edhe

Konjufca kërkon përfshirje të plotë të Kosovës në Korridorin VIII

Konjufca kërkon përfshirje të plotë të Kosovës në Korridorin VIII

80% e hajdutëve në Zvicër nuk kanë shtetësi zvicerane

80% e hajdutëve në Zvicër nuk kanë shtetësi zvicerane

Vallja e Osman Takës bëhet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë

Vallja e Osman Takës bëhet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë