Me ftesë të Putinit, Schröder merr pjesë në festën e ditëlindjes së tij, Merz i tronditur

Me ftesë të Putinit, Schröder merr pjesë në festën e ditëlindjes së tij, Merz i tronditur

Me ftesë të Putinit, Schröder merr pjesë në festën e ditëlindjes së tij, Merz i tronditur

Vizita e ish-kancelarit gjerman Gerhard Schröder te presidenti rus Vladimir Putin, me rastin e ditëlindjes së këtij të fundit, ka shkaktuar reagime të ashpra nga qeveria gjermane.

Sponsor 3M Express

Kancelari aktual i Gjermanisë, Friedrich Merz, është shprehur “thellësisht i tronditur” nga kjo vizitë, ka deklaruar zëdhënësi i tij.

“Putin mban përgjegjësinë e vetme për luftën në Ukrainë. Urdhrat e tij po shkaktojnë vuajtje të mëdha, viktima civile, ndarje familjesh, si dhe të vdekur e të plagosur”, ka thënë zëdhënësi, duke shtuar se Merz e konsideron “krejtësisht imorale” pjesëmarrjen e Schröderit në një festë të tillë.

Schröder, i cili ishte kancelar i Gjermanisë nga viti 1998 deri në vitin 2005, është kritikuar vazhdimisht për lidhjet e tij të ngushta me sektorin rus të biznesit dhe me Putinin. Ai nuk i ndërpreu këto marrëdhënie as pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.

Pas largimit nga posti i kancelarit, Schröder mori disa pozita drejtuese në kompani ruse. Ai u bë kryetar i komitetit të aksionarëve të projektit të gazsjellësit “Nord Stream”, ndërsa më vonë mbajti edhe role drejtuese në kompaninë ruse të naftës “Rosneft”.

Javën e kaluar, ish-kancelari iu bashkua gjithashtu bordit mbikëqyrës të zinxhirit rus të shitjes me pakicë “Hyperglobus”, i cili menaxhon më shumë se 20 supermarkete në Rusi.

Në fillim të këtij viti, Putin kishte deklaruar se do të preferonte të negocionte me Schröderin marrëveshje të reja për sigurinë në Evropë. Megjithatë, Bashkimi Evropian dhe qeveria e Merz e kishin kundërshtuar menjëherë këtë ide.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Me ftesë të Putinit, Schröder merr pjesë në festën e ditëlindjes së tij, Merz i tronditur appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

E konfirmon Iraola: Isak dhe Gakpo nuk luajnë ndaj Man City-t

E konfirmon Iraola: Isak dhe Gakpo nuk luajnë ndaj Man City-t

Apple përgatit MacBook-un me ekran me prekje, zbulohet data e mundshme e prezantimit

Apple përgatit MacBook-un me ekran me prekje, zbulohet data e mundshme e prezantimit

Aktakuzë ndaj shtetasit maqedonas për transportimin e mbi 6 kg marihuanë

Aktakuzë ndaj shtetasit maqedonas për transportimin e mbi 6 kg marihuanë