Lajm i keq për Barçën, Raphinha mungon ndaj Getafes dhe Galatasarayt

Lajm i keq për Barçën, Raphinha mungon ndaj Getafes dhe Galatasarayt

Lajm i keq për Barçën, Raphinha mungon ndaj Getafes dhe Galatasarayt

Sulmuesi brazilian u zëvendësua në pushimin mes pjesëve gjatë fitores 4:2 të Brazilit ndaj Australisë, në një ndeshje miqësore të zhvilluar më 29 shtator. Gjendja e tij fizike ngriti shqetësime, ndërsa ekzaminimet thuhet se kanë zbuluar edemë muskulore në pjesën e pasme të kofshës së djathtë.

Megjithatë, Flick ka sqaruar se bëhet fjalë për një situatë që kërkon kujdes, në mënyrë që lojtari të mos pësojë ndonjë dëmtim më serioz.

Sponsor 3M Express

“Raphinha nuk ka ndonjë dëmtim, por duhet të jemi të kujdesshëm, sepse sezonin e kaluar ai pati tri lëndime. Duhet të kujdesemi për të”, ka deklaruar Flick.

Trajneri gjerman ka bërë të ditur se braziliani do të mungojë në ndeshjen ndaj Getafes, si dhe në përballjen e radhës kundër Galatasarayt.

Mungesa e Raphinhas mund t’i krijojë hapësirë Gabriel Jesusit për të luajtur nga minuta e parë në repartin ofensiv, përkrah Lamine Yamalit dhe Anthony Gordonit. Jesus ka realizuar dy gola në vetëm 41 minuta lojë, në katër paraqitjet e tij me Barcelonën.

Raphinha ka qenë njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës katalanase këtë sezon. Ai ka shënuar 12 gola në La Liga dhe 14 në tetë ndeshje në të gjitha garat, duke qenë golashënuesi më i mirë i Barcelonës deri më tani, pesë gola përpara Yamalit.

Përveç brazilianit, Flick nuk mund të llogarisë as në Frenkie de Jongun, i cili ka probleme me gjurin, Roony Bardghjin, po ashtu me lëndim në gju, dhe Andreas Christensenin, që vuan nga një problem muskulor në kofshë.

Barcelona kryeson La Ligën pas një fillimi të përkryer të sezonit dhe do të synojë ta ruajë ritmin pozitiv edhe në mungesë të njërit prej lojtarëve kryesorë të saj.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

“E premtja e përgjakshme” shkakton panik në Poloni, arrestohen 10 persona për kërcënime në shkolla

“E premtja e përgjakshme” shkakton panik në Poloni, arrestohen 10 persona për kërcënime në shkolla

Messi rikrijon festimin e famshëm, me një mesazh emocionues për Argjentinën

Messi rikrijon festimin e famshëm, me një mesazh emocionues për Argjentinën

Të hënën mblidhet Kryesia, pritet të caktohet seanca e radhës plenare e Kuvendit

Të hënën mblidhet Kryesia, pritet të caktohet seanca e radhës plenare e Kuvendit

Lajm i keq për Barçën, Raphinha mungon ndaj Getafes dhe Galatasarayt | Momenti