Me ceremoni shtetërore dhe nën intonimin e himnit të Republikës së Kosovës ka nisur ceremonia e inaugurimit të presidentes së re, Justina Shiroka-Pula.

Në kuadër të ceremonisë zyrtare, presidentja e re u prit nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Ceremonia e inaugurimit po zhvillohet me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të vendit, mysafirëve dhe personaliteteve të ftuara, duke shënuar fillimin zyrtar të mandatit të ri presidencial.
Në mesin e të pranishmëve janë kryeministri , Albin Kurti, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, si dhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Po ashtu edhe Emilija Rexhepi nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe.
Në ceremoninë solemne po marrin pjesë edhe ministri dhe personalitete të tjera.
Pas pritjes ceremoniale dhe ekzekutimit të himnit shtetëror, aktivitetet vijojnë me pjesët e tjera të programit të inaugurimit. /Telegrafi/




