Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se është arritur një marrëveshje për furnizimin e ShBA-së dhe tregjeve globale me naftë dizel nga Rusia.

Sipas Trumpit, Rusia do të lirojë fillimisht 300 mijë tonë naftë dizel, ndërsa dërgesa të tjera pritet të pasojnë gjatë muajve në vijim, raporton BBC.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e kritikoi marrëveshjen, duke e cilësuar si dhuratë për Vladimir Putinin dhe investim në një luftë që duhet të përfundojë.
Si pjesë e marrëveshjes, ShBA-ja pritet të pezullojë përkohësisht sanksionet ndaj eksporteve ruse të naftës dizel deri më 7 prill.
Analistët kanë shprehur dyshime nëse Rusia mund të përmbushë sasitë e premtuara dhe nëse marrëveshja do të ndikojë ndjeshëm në uljen e çmimeve të karburanteve.
Trump synon të lehtësojë presionin nga rritja e kostos së jetesës në SHBA, në prag të zgjedhjeve të mesmandatit.




