Qendra për Studime Universitare (QSU) e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka fituar për herë të parë riakreditimin pesëvjeçar, duke kaluar nga akreditimi trevjeçar në atë pesëvjeçar.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka vlerësuar se ky sukses dëshmon punën e vazhdueshme për avancimin e edukimit ushtarak dhe ngritjen e standardeve akademike e profesionale në FSK, njofton Dukagjini.

Maqedonci ka theksuar se Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojë të investojë në modernizimin e programeve të studimit dhe zhvillimin profesional të stafit.
“Si Ministri e Mbrojtjes, mbetemi të përkushtuar në modernizimin e programeve të studimit, zhvillimin profesional të stafit dhe krijimin e mundësive të reja për kadetët tanë”, ka shkruar Maqedonci.
Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e edukimit dhe përgatitjes së oficerëve të ardhshëm për zhvillimin e FSK-së.
“Investimi në edukimin dhe përgatitjen e oficerëve të ardhshëm është investim në të ardhmen e FSK-së”, ka shkruar Maqedonci.
Burimi: Dukagjini




